Parlamenti grek e nderoj me një minutë heshtje ekstremistin që u vra në Gjirokastër

Por ajo që është më e rëndë është fakti se nënkryetari i parlamentit grek përdor termin “voriepiriot” të utranacionalistëve grek që rivedikojnë territoret e Shqipërisë së Jugut me të ashtëquajturin Vorio Epir.

Parlamenti grek mbajti sot paradite një minutë heshtje për Konstandino Kaçifas. Kjo ka ndodhur pas propozimit të nënkryetarit të Parlamentit grek, që ishte drejtues i seancës Nikita Kaklamanis.

Loading...

Duhet theksuar se Kaklamanis i përket partisë së djathtë Demokracia e Re. Para pak ditësh drejtuesi i seancës që ishte një nga nënkryetarët e SYRIZA kishte refuzuar që parlamenti grek të nderonte Kaçifasin.

Por ajo që është më e rëndë është fakti se nënkryetari i parlamentit grek përdor termin “voriepiriot” të utranacionalistëve grek që rivedikojnë territoret e Shqipërisë së Jugut me të ashtëquajturin Vorio Epir.

“Shprehim mbështetjen tonë të pakufijtë për familjen e vorioepiriotit Konstandinos Kaçifa dhe dënimin pa asnjë alibi të vrasjes së tij nga policia shqiptare në Bularat,” ka deklaruar fillimisht Kaklamanis duke kërkuar më pas që të mbahet një minutë heshtje, para fillimit të seancës së Parlamentit grek, çka edhe ndodhi./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button