Porositë e Fleckenstein për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Parlamenti Europian miratoi raportin e vitit 2018 për Shqipërinë duke vlerësuar edhe përpjekjet reformuese të Shqipërisë. 459 vota pro Shqipërisë dhanë europarlamentarët europiane.

Për Deutsche wellen, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, i cili e mbështet fuqishëm hapjen e negociatave me BE, thotë se “me keqardhje, e shoh, se kjo nuk është bërë dhe shpresoj shumë për një zhvillim pozitiv menjëherë pas zgjedhjeve europiane”.

Loading...

I pyetur nëse zgjedhjet europiane mund ta paralizojnë procesin e integrimit të Ballkanit në BE, në rast të shtimit të forcave djathtiste, Fleckenstein thekson:

“Forcat e djathta, antieuropiane janë forcuar ndjeshëm në vendet e Bashkimit Europian, kjo do të reflektohet me shumë gjasa edhe në përbërjen e parlamentit të ri. Por unë pres që edhe pas zgjedhjeve europiane të kemi një mazhorancë të qartë për politikën pro zgjerimit të BE-së”.

Për eurodeputetin gjerman, Knut Fleckenstein deri në atë kohë, Shqipëria duhet të përgatitet dhe të zgjerojë procesin e reformave.

Shprehimisht Knut Fleckenstein përmend reformën zgjedhore që Shqipëria duhet ta kryejë. Por edhe “një parlament konstruktiv dhe i besueshëm është i pazëvendësueshëm jo vetëm përsa i përket procesit të reformave, prandaj si opozita dhe mazhoranca qeverisëse janë të thirrura që të përballen së bashku me këto sfida”, theksoi Fleckenstein./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button