Portet në dispozicion të Kosovës, qeveria shqiptare miraton vendimin

Kosova do të ketë pikat e saj doganore në Portin e Durrësit dhe atë të Porto Romanos. Vendimi i Këshillit të Ministrave u lejon autoriteteve të Kosovës që të sjellin në Shqipëri punonjësit e doganave, të cilët do të kenë një zyrë të tyre për zhdoganimin e mallrave që kanë si destinacion final tregun kosovar, por që hyjnë në rrugë detare përmes këtyre dy porteve.

Shqipëria gjithashtu do t’i lerë në përdorim autoriteteve kosovare edhe mjetet e punës që nevojiten për peshimin dhe kontrollin e mallrave.

Loading...

Të gjithë produktet që kanë si qëllim tregun e Kosovës do t’i nënshtrohen pagesave sipas ligjeve të saj, ndërsa në Shqipëri do të ndjekin regjimin e mallrave transit.

Punonjësit e doganave të Kosovës do të mbajnë uniformat e tyre zyrtare, ndërsa ambientet e zyrave, mobilimin dhe vendin ku do të bëhet kontrolli do ta mundësojë Autoriteti Portual i Durrësit.

Nisma për të patur akses në këtë port ka dy vjet që diskutohet mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, në një kohë që vetë Presidenti i Serbisë ka kërkuar që të ketë akses njësoj si Kosova për të patur një pikë doganore në Portin e Durrësit.

Menaxhimi i doganës nga porti u shkurton kohën bizneseve që eksportojnë dhe importojnë mallra nga Kosova, ndërsa eleminon kontrollet e dyfishta, njëherë në territorin shqiptar e më pas në atë kosovar./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button