“S’hyni në BE me gjak”, eurodeputetja qipriote mbërrin në shtëpinë e Kaçifës

Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous ka shkuar sot në Bularat ku do të vizitojë familjen e minoritarit grek Konstandinos Kacifas, i cili mbeti i vrarë më 28 tetor pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA.“Për vdekjen e ushtarit në Epirin e Veriut, Greqia miratoi versionin e qeverisë së korruptuar shqiptare. Ne shohim përpara për informacion të mëtejshëm mbi veprimin e rezistencës heroike të Konstandinit #Katsifa #Greece”, shkruante eurodeputetja qipriote 3 ditë më parë.Me një postim të dytë, Theocarus kërcënoi Shqipërinë duke paralajmëruar probleme me anëtarësimin në BE, për shkak të vrasjes së Kacifas nga forcat RENEA.“Për kryeministrin @ediramaal të Shqipërisë: Unë e di që Konstantinos Karamanlis ka thënë në vitin 1975 se “nuk hyni në BE me gjak’”, nënvizonte ajo.Në orën 13:00 do të mbahet mesha në kishën e fshatit, ndërsa në orën 14:00 bëhet varrimi i 35-vjeçarit.Nga Greqia kanë ardhur në Bularat 6 autobusë me grekë.Burime nga policia pohuan se në kufirin shqiptar janë kthyer mbrapsht 8 persona.Mësohet 8 shtetasit që janë kthyer janë konsideruar si të papërshtatshëm për të marrë pjesë në varrimin e Kacifas mbanin bluza të Vorioepirit./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button