Gruevski 80 minuta mbajti në këmbë ministrat shqiptarë me agjërim

, Gruevski 80 minuta mbajti në këmbë ministrat shqiptarë me agjërim
Kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e tij të sotëm lidhur me arritjet e deritanishme të Qeverisë në njëvjetorin e saj për afër 80 minuta ka mbajtur në këmbë tërë kabinetin e tij qeveritar.
Gruevski zbaton praktikën e konferencës së organizuar me gazetarët, nën shoqërimin e tërë kabinetit qeveritar. Fjalimi i tij lidhur me arritjet e Qeverisë për një vit të qeverisjes së saj ka zgjatur rreth 50 minuta, ndërsa pjesa tjetër ka qenë pyetje të gazetarëve.
Por, me këtë rast më shumë kanë pësuar disa nga ministrat shqiptarë dhe ministri turk pa resor, të cilët agjërojnë muajin e Ramazanit. Disa nga ministrat u shfaqën me reagime dhe lëvizje për shkak të lodhjes, mirëpo duke mos arritur që ti shmangen konferencës së kabinetit qeveritar.
Zëvendëskryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferi ka qenë i vetmi që ka munguar në këtë konferencë të njëvjetorit të Qeverisë. 

Pas 80 minutave të konferencës, ministrat menjëherë kanë braktisur sallën e konferencave, duke shmangur çdo pyetje të gazetarëve. 

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button