Të rinjtë shqiptarë bëhen “heronj” në Itali

Një makinë ngjyrë të kuqe, e cila drejtohej nga një zonjë e moshuar italiane, ka dalë nga rruga ditën e sotme në Bolonja të Italisë.Për fat të mirë, zonja në moshë të thyer, nuk ka pësuar dëmtime, edhe pse makina e saj ka shtrembëruar tabelën në rrugën kryesore.Ajo që i ka bërë përshtypje një kalimtari të rastësishëm në autostradë, ka qenë veprimi i disa të rinjve shqiptarë.Ata kanë hapur krahun, kanë ndaluar mjetin e tyre dhe i kanë dhënë ndihmën e parë të moshuarës, duke e nxjerrë nga makina e duke i shpëtuar edhe sendet me vlerë.Qytetari italian ka arritur të fotografojë skenën dhe duke dërguar pamjet pranë JOQ.al, shkruan:Përshëndetje! Po ju dërgoj këto foto. Unë jam italian dhe sot në mëngjes më ka bërë përshtypje diçka. Ndodhi një aksident në rrugë dhe pashë dy djem shqiptarë, të cilët ndaluan makinat e tyre dhe ndihmuan zonjën për të dalë nga automjeti. Shikojeni vetë se çfarë bëjnë këtë atë rinj shqiptarë. Ka ndodhur këtu në Bolonja. Bravo!”.

/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button