Tsipras reagon pas varrimit të Kaçifas: Nuk duhet të heqim dorë nga afrimi me Shqipërinë

Kryeministri grek ka reaguar pas ceremonise mortore të ekstremistit Kostandinos Kaçifa. Aleksis Tsipras është shprehur se kjo gjë nuk duhet të ndikojë në strategjinë për t’u afruar më Shqipërinë.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të ekstremistit Kostandinos Kacifas. Në një intervistë për televizionin “Alfa” në Athinë, Tsipras u shpreh se kjo gjë nuk duhet të ndikojë në strategjinë për t’u afruar me Shqipërinë.

“Është një ditë zie për familjen që ka humbur fëmijën, hidhërimi dhe zemërimi janë të justifikuara. Greqia bëri atë që duhej të bënte me autoritetet shqiptare. Kjo ngjarje e pakëndshme nuk duhet të ndryshojë strategjinë tonë për t’u afruar më shumë me Shqipërinë. Atë ditë (më 28 Tetor), në fshat po varroseshin eshtrat e heronjve tanë të rënë në Shqipëri. Këto zhvillime duhet të garantojnë të gjitha të drejtat e pakicës greke,”- u shpreh kryeministri grek./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button