Vendimi i deputetit kosovar, ulë çmimin e ujit në përkrahje të prodhimeve vendore

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka vendosur që të ulë çmimin e ujit, të cilin e prodhon kompania e tij. Dreshaj ka thënë se e ka marrë këtë vendim në përkrahje të prodhimeve vendore.

“Vendimi për vënien e taksës 100% ndaj produkteve serbe është vazhdimësi e vendimeve të fuqishme që po merr kryeministri Haradinaj.

Loading...

E përkrahi fuqishëm këtë vendim dhe simbolikisht kompania ime që prodhon ujin Aquintell do të ketë zbritje 10% në çmim.

Ftoj të gjitha kompanitë vendore që mos të shfrytëzojnë situatën duke ngritur çmimet, ndërsa lus të gjithë qytetarët e Kosovës që të blejnë dhe të besojnë në produktet vendore.

Shteti po funksionon. Faleminderit kryeministër” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline//ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button