“Vrasja e Kacifas”/ Pas Athinës, thirrje raciste edhe në Selanik (VIDEO)

Vrasja e minoritarit grek, Kostandinos Kacifas, është shoqëruar me tone të ngritur të politikës shqiptare, por edhe asaj greke. Kjo ngjarje ka ndezur gjuhën raciste në Greqi.

Qytetarët grekë, kryesisht ato që vijnë nga radhët e Agimit të Artë kanë protestuar në rrugët e Athinës, por edhe para ambasadës shqiptare atje, raporton BalkanWeb.

Loading...

Me pankarta në duar dhe teksa kërkojnë drejtësi për Kacifasin, qytetarët grekë sot janë mbledhur sërish në Selanik duke brohoritur dhe duke mbajtur parulla, të cilat etiketojnë shqiptarët në forma të ndryshme.

Siç raportojnë mediat greke, protestuesit janë nisur në drejtim të konsullatës shqiptare në Selanik. Protesta e tyre ishte njoftuar më parë, ndërsa sot ata të gjithë njëzëri kërkojnë që të hetohet ngjarja e rëndë, ku mbeti i vrarë minoritari grek pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat RENEA./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button