Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, vihet në siklet nga pyetjet e gazetarëve kosovarë (Video)

, Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, vihet në siklet nga pyetjet e gazetarëve kosovarë (Video)

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha prerazi se Kosova, bëri keq që i vuri taksë doganore 100 për qind Serbisë.

Të njëjtën gjë, doli ta thotë të enjten në konferencë për media edhe Maja Kocijançiç, zëdhënësja e Bashkimit Evropian.

Por, ajo u zu ngusht nga gazetarët shqiptarë, të pranishëm në konferencën për media, në Bruksel

“Me sa e dimë BE-ja nuk është pjesë e CEFTA-s. Si mund të thotë Mogherini që është shkelje e CEFTA-së kur BE-ja nuk është pjesë e saj. Pse BE-ja po ndërhyn në një çështje? BE-ja ka refuzuar të pozicionohet kur erdhi puna të INTERPOL-i duke thënë se një çështje e tillë u takon vetëm dy vendeve”, pyeti gazetari Augustin Palokaj.

E përgjigja e Kocijançiç ishte, se interesi i BE-së është që marrëveshjet të zbatohen.

“Ne kemi bërë pozicionin tonë të qartë dhe shpresojmë se CEFTA do të ndërmarr masat që marrëveshja të zbatohet në plotni”, tha ajo.

Për këtë që tha Kocijançiç pyetje pati edhe gazetari tjetër kosovar, Virtyt Gacaferri, i cili tha se është takuar me drejtuesit e CEFTA-s, të cilët i kanë thënë se veprimi i Kosovës nuk është i paligjshëm.

“Unë jam takuar me drejtorin e sekretariatit CEFTA-s dhe nuk asnjë vendim të CEFTA-së që thotë se taksa prej 10 për qind, apo prej 100 për qind është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s”, tha Gacaferri.

Ndërsa, zëdhënësja e BE-së nuk pranoi të përgjigjet në pyetjen tjetër të gazetarit, nëse BE do t’i bëjë thirrje Serbisë që të marr pjesë në organizmin e CEFTA-së, që do të mbahet në Prishtinë. /ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button