Zv.ministrja greke e Rendit i kujton Shqipërisë “kushtin për në BE”

“Të hapet me Shqipërinë një dialog i sinqertë për të drejtat e minoritetit”, është qëndrimi që zv/ministrja greke e rendit, Katerina Papakosta deklaroi përmes një postimi në Facebook.Papakosta që është dhe shefe e partisë së vogël të djathtë, NEO u shpreh se Shqipëria duhet t’i japë minoritetit të gjitha të drejtat. Ky, sipas saj, përben dhe një kusht nga BE për integrimin europian.“Ne me Shqipërinë duhet te hapim një dialog të sinqertë dhe të thellë për të drejtat e pakicës kombëtare në funksion të perspektivës evropiane, gjendjes dhe zbatimit te tyre te plote. Ashtu si ka kërkuar Shqipëria për shqiptarët jashtë vendit autonominë apo dhe pavarësinë, duhet t’i japë minoritetit të gjithë të drejtat qe i takon. Ky përben dhe një kusht nga BE për integrimin europian”- thuhet në postimin e saj.Kjo deklarate vjen pikërisht pas ceremonisë mortore të Konstandinos Kacifas, ku shtetas grekë bënë thirrje nacionaliste dhe bllokuan rrugën nacionale. Për këto incidente, autoritetet shqiptare shpallën non-grata 52 shtetas grekë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button