I nxehti ekstrem nuk ka mbaruar! Meteorologët: Brenda gushtit një tjetër valë prek Evropën

Bota është përballur me nxehtësi, temperatura rekord dhe me zjarre të egra. Por, ende nuk ka sinjale se situata është duke u përmirësuar. Bloomerg shkruan se sipas metereologëve pas 15 gushtit një valë tjetër e të nxehtit do të godasë Evropën Jugore.

Sipas raportit, pjesa më e madhe e Europës kontinentale do të jetë e lagësht dhe me erëra në gusht, me temperatura nën normale.

Megjithatë, gjysma e dytë e muajit do të sjellë një rikthim të temperaturave mbi mesataren në Spanjë, Italinë jugore dhe Greqi, sipas meteorologëve. Roma dhe Katalonja shënuan temperatura rekord muajin e kaluar, ndërsa Sardenja vendosi një rekord  për korrikun në 48 gradë Celsius.

“Gushti është muaji më i ngrohtë i vitit si për temperaturat e tokës ashtu edhe për oqeanet në hemisferën veriore, kështu që ekziston mundësia që të shohim valë të tjera të nxehti në gusht,” tha Samantha Burgess, zëvendësdrejtore e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus .

Back to top button