Anëtari i ‘Agimit të Artë’ vrau shqiptarin në Korfuz pas debatit për Kacifas, Tirana: Të zbardhet ngjarja

TIRANË-Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për vrasjen e shqiptarit Petrit Zifle në datë 26 nëntor në Korfuz (lexo këtu). 63-vjeçari nga Berati u ekzekutua nga një grek, i cili u arrestua në datë 30 nëntor. Sipas mediave në Athinë raportohet se autori është anëtar i ‘Agimit të Artë’ ndërsa kishte qenë edhe përfaqësues në zgjedhje. Ai pranoi ngjarjen pas arrestimit. Ministria e Jashtme shqiptare shpreh keqardhjen për ngjarjen, ndërsa përshëndet kapjen e autorit dhe bën thirrje për një hetim të plotë për të zbardhur ngjarjen.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vrasjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur më 03.07.1955 në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron Korfuz. MEPJ shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shtetasit Petrit Zifle, përshëndet kapjen e autorit nga policia greke dhe bën thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbardhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes” deklaron Ministria e Jashtme.

Loading...

Sipas mediave greke konflikti mes shqiptarit dhe grekut nisi në një lokal në Korfuz për vrasjen e Kostandinis Kacifas në Gjirokastër në tetor (lexo këtu). Sherri me sharje dhe fyerje raciste agravoi në përplasje fizike, ndërsa ndërhynë klientët e tjerë të lokalit për t’i ndarë. Por 44-vjeçari grek pas ka shkuar në shtëpi ka marrë armën dhe e ka pritur shqiptarin në momentin teksa po kalonte kur e ka qëlluar për vdekje. Pas vrasjes ai e hodhi trupin e shqiptarit në një kanal për të humbur gjurmët. Banorët në zonën ku ndodhi ngjarja shprehen për mediat greke të shqetësuar për rritjen e aktivitetit të ‘Agimit të Artë’. Në nëntor përveç Zifles, mbeti i vrarë në Greqi edhe Altin Mullai nga një shkëmbim me armë zjarri nga policia, pasi u kap në tentativa për të drogë. Ndërsa po në nëntor një 35-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në burgun e Trikalasë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button