Adriatik Llalla shpallet në kërkim kombëtar/ Ish-kryeprokurori u largua me 7 shtator nga Rinasi drejt Italisë…

Gazetarja Anila Hoxha ka bërë me dije se ish kryeprokurori Adriatik Llalla është shpallur në kërkim kombëtar. Ndër të tjera zbuloi se është larguar nga Shqipëria më 9 shtator me destinacion Italinë, por mbetet e paqartë se ku ndodhet aktualisht.

Në emisionin “Open”, Hoxha tha se duhet të bëhet kontrolli i të gjithë vendit për të vendosur më pas shpalljen e kërkimit ndërkombëtar. 

“Është njoftuar SPAK dhe burime të sigurta bëjnë me dije se është shpallur në kërkim kombëtar. Nuk dihet sa do të jetë afati në fuqi për kërkimin kombëtar. Nga ana tjetër, Llalla ka dalë nga Shqipëria përmes Rinasit me 9 shtator me destinacion Rinas-Itali ndërsa më pas nuk dihet cili është destinacioni i tij final. Ish zyrtari i lartë ka marrë disa raporte për gjendjen shëndetësore aspak të mirë por nuk dihet diagnoza”, tha Anila Hoxha.

Pak më parë, oficerët e policisë të komisariatit nr 1 që mbulojnë zonën ku është vendbanimi i Llallës kanë mbërritur në banesën e tij pasi kanë marrë urdhrin e SPAK për ta arrestuar, Aty kanë qëndruar 20 minuta e kanë dalë duarbosh dhe kanë bërë procesverbalin për mosgjetjen e ish zyrtarit të lartë.

Kujtojmë se ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ankimoi dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Duke iu bindur hetimit të SPAK, Gjykata urdhëroi kërkesën për konfiskim të gati 22 mijë metrave katrorë truall dhe një apartamenti në Durrës dhe aprovoi si dënim shtesë edhe mohimin për të marrë funksione publike për pesë vite.

Mbrojtja e Llallës këmbënguli më herët se nuk kishte fshehur asgjë përveç shpenzimeve të Gjermanisë që ishin harruar të deklaroheshin nga gabimi njerëzor.

Mirëpo, Gjykata gjeti të provuar të kundërtën, edhe për tokat që sipas hetimit të SPAK u rivlerësuan disa fish më tepër nga vlera që ishin blerë edhe për faturën spitalore në SHBA dhe kostot për ndërtimin e një shtese.

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i kërkoi kreut të SPAK, Arben Kraja që të mos kurset nga gjykimi askush i korruptuar./ Top Channel

Back to top button