“Bomba” e radhës e Haradinaj, përjashtimin e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës, po shqyrton përjashtimin e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës.

Burime të Gazetës NewBorn, brenda Qeverisë së Kosovës, tregojnë se po shqyrtohet mundësia që Lista Serbe të përjashtohet nga ekzekutivi, për arsye se ky subjekt politik serb, nuk po merr pjesë në mbledhjet e Qeverisë së Kosovës e poashtu po kundërshton fuqishëm vendimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat janë në harmoni të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, në mbrojtje të sovranitetit shtëtror.

Loading...

Këto burime tregojnë se po shihet shumë absurde që një subjekt politik të paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës, derisa në anën tjetër refuzon çdo gjë të këtij vendi.

Burimet e Gazetës NewBorn, thonë se kjo gjë mund të ndodhë së shpejti.

Qeveria e Kosovës, konkretisht koalicioni udhëheqës sipas burimeve të Gazetës NewBorn, thonë se kanë votat e mjaftueshme për vendimet që do të merren edhe pa Listën Serbe, pasi ato vendime në të mirën e vendit do t’i përkrahin partitë politike shqiptare.

Kujtojmë se Lista Serbe, ka refuzuar vendosjen e taksës fillimisht prej 10% nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë, e më pas kjo taksë u rrit në 100%.

Poashtu Lista Serbe, ka kundërshtuar edhe votimin e Ushtrisë së Kosovës, ku përveç se nuk kanë marrur pjesë në votim, kanë kundërshtuar në forma të ndryshme.

Ky subjekt politik pas taksës 100% ndaj Serbisë, ka shkuar në takim me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, ku kanë kërkuar përkrahjen e tij për serbët në Kosovë.

/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button