Deklarata, ministri serb flet për luftë të re në Kosovë

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe nënkryetari i SNS-së Marko Gjuriç tha në seancën e Komitetit Ekzekutiv të kësaj partie në Çaçak se nuk përjashton mundësinë e ndonjë konflikti të armatosur me shqiptarët, raporton portali serb “Morava.info”.

Ai deklaroi para audiencës në Qendrën Kulturore të Çaçakut se shqiptarët e Kosovës po përpiqen në çdo mënyrë që të provokojnë çdo lloj gjesti të Serbisë.

Sipas tij, një situatë e tillë mund të ishte shkaktare për konfliktin e armatosur.

Gjuriç theksoi se situata në lidhje me Kosovën është jashtëzakonisht e vështirë dhe se të gjithë skenarët janë të mundshëm.

Ai i bëri thirrje progresistëve (anëtarëve të partisë së tij) të jenë të parët për të mbrojtur vendin në rast të një konflikti të armatosur të mundshëm.

/A.Rada/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button