Deputeti grek në PE: Kosova është serbe! Shqipëria s’duhet të jetë në BE

Në debatin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ku u kërkua nga qeveria “Rama” zbardhja e vrasjes së Kostandinos Kacifas, fjalimet kundër Shqipërisë kanë qenë të ashpra nga deputetët grekë.

Eurodeputeti grek, Georgios Epitideios i cili mban gradën ushtarake gjeneral dhe është nënkryetar i Agimit të Artë, ka mbajtur një nga fjalimet më anti shqiptare në Bruksel. Në tre ndërhyje që ka bërë gjatë debatit, ai i ka bërë thirrje BE të mos e pranojë Shqipërinë.

Loading...

“Shqipëria është shumë larg BE. Nuk respekton Kartën e Kopenhagenit. Vrasja e Aristoel Gumës në vitin 2012 dhe vrasja e Kostandinos Kacifas tregojnë se në këtë shtet nuk ka as minimumin e respektimit të të drejtave të njeriut. Kryeministri Edi Rama ka terrorizuar banorët e minoritarë grek në Shqipëri dhe nuk ka lejuar që të kryheshin homazhe për varrimin e Kostandinos Kacifas. Në këtë situatë Shqipëria nuk ka të drejtë të kërkojë hapjen e negociatave”,- ka deklaruar Georgios Epitideios.

Të njëjtin qëndrim gjenerali grek ka mbajtur dhe kur është diskutuar raporti për Kosovën në Parlamentin Europian. Georgios Epitideios deklaroi se “Kosova është zemra e kulturës serbe”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button