Deputeti që qëlloj Ramën, Hasa fshiu serverat e ngjarjes së 21 janarit dhe u bë deputet

Ditën e sotme deputeti demokrat Endri Hasa bëri një gjest në sallën e Kuvendit, duke qëlluar me vezë kryeministrin

. Ishte kjo mënyra se si opozita kishte menduar të përballet me mazhorancën dhe qytetarët që ndiqnin seancën, por në fund të fundit, kjo është një zgjedhje e saj e cila gjykohet nga secili qytetar.

Loading...

Por ajo që është interesante po t’i hedhësh një sy jetëshkrimit të deputetit Endri Hasa, i cili nuk është ndjerë kurrë në Kuvend,verën se ai ka qenë drejtor i AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) në vitet 2010-2013.

Hasa ka qenë drejtor i këtij institucioni të rendësishëm që ka nën kontroll të gjithë sistemin e sigurisë kibernetike teknologjinë e institucioneve, përfshirë këtu kryeministrinë, edhe në 21 janar të 2011, kur në shesh u vranë 4 qytetarë nga plumbat e pushtetit të kohës.

Thënë këtë, Hasa është sot deputet ndoshta edhe për shërbimin e kryer në 21 janar të 2011-ës, ku u fshi serveri i cili përmbante edhe pamjet se si u kryen 4 vrasjet nga pushteti.

Pas këtij shërbimi ndaj Berishës e Bashës, Endri Hasa u bë deputet, për të kryer sot shërbimin tjetër ndaj partisë, atë të goditjes me vezë ndaj kryeministrit./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button