Deputetja e greke: Sa imigrantë të tjerë do të vajtojmë si viktima të racizmit që fillon nga “pastërtia e racës greke”?

Deputetja e SYRIZA në Korfuz, Fotini Vaki, ka bërë një deklaratë lidhur me vrasjen e shtetasit shqiptar në Korfuz: “Sa imigrantë të tjerë do të vajtojmë si viktima të racizmit që fillon nga “pastërtia e racës greke”?

Sa ‘tregti e patriotizmit’ nevojitet ende, që pasardhësit ideologjike të kryqit nazist (Svastik) që dërmoi vendin, të armatosin një dorë për të vrarëë një viktimë të pafajshme?

Loading...

Për sa slogane si ‘demokracia tradhtoi Maqedoninë’, për sa helm nacionalist për studentët, për sa përdhosje të monumenteve dhe vendeve të kujtesës, për sa klithma të paqarta, për sa linçime të turmave të irrituara, kemi nevojë për të thyer vezën e gjarpërit?

Sa përdhosje të historisë rreth një thike në zemër të të ‘huajit’, të ‘shqiptarit’, të ‘jevgut-shkupianit’ dhe të ‘kundërshtuesve’?

Tani ishte radha e Petrit Zifle, “z. Petros”, punëtor shqiptar i tokës. Në Korfuz, ku idetë e iluminizmit, demokracisë dhe të majtës gjenin gjithmonë hapësirë pjellore, nuk ka vend për fashizmin”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button