Djuric ua lë fajin shqiptarëve për vrasjen e Ivanovic’it

, Djuric ua lë fajin shqiptarëve për vrasjen e Ivanovic’it

Derisa kanë kaluar 11 muaj që nga vrasja e Oliver Ivanovicit, që ishte lider i iniciativës qytetare serbe “Liria, Demokracia, Drejtësia”, qëndrime dhe versione të ndryshme ka pasur në lidhje me vrasjen e tij.

Por, sot nga Serbia dikush ka luajtur gjykatësin, është ai Marko Djuric, i cili njihet ndryshe nga serbët si drejtor i ashtuquajturës zyre për Kosovën, njofton gazetametro.net.

Djuric po mendon se e di se kush e ka vrarë Oliver Ivanovicin, sipas tij të gjitha hetimet të institucioneve serbe shpien te pala shqiptare.

“Të gjitha pistat, dhe dua ta them qartë, të gjitha pistat lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqiu të cilat aktualisht i kanë organet tona shtetërore, shpien në pjesën jugore, te shqiptarët”, citohet të ketë thënë Djurici për N1, njofton gazetametro.net.

Por, Djuric po harron se para disa jave në Mitrovicën e veriut, nga Njësia Speciale e Kosovës janë arrestuar katër persona në kuadër të hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanovicit, dy nga të arrestuarit janë policë serbë të Kosovës.

Ndërkaq, ndaj tre të pandehurëve N.S, M.R dhe D.M ju është vazhduar masa e paraburgimit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me arsyetimin se kanë marr pjesë në vrasjen e Ivanovicit.

Kujtojmë se Oliver Ivanovic , ka vdekur pas një atentati të organizuar para zyreve të partisë së tij./gazetametro.net/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button