Duhet t’i eleminojmë tarifat doganore me Kosovën – Në Selanik e ke 30 euro, në Durrës 250 euro

Pika doganore e Kosovës në portin e Durrësit është drejt hapjes për të nisur nga puna, ndërkohë që biznesi bën apel për ulje të tarifave midis dy vendeve. Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, tha se tarifat në Shqipëri janë më të larta se në rajon. Ndërkohë që përfaqësues të biznesit kosovar bënë apel që të shfrytëzohet vendosja e taksës ndaj mallrave serbe për të rritur shkëmbimet me Shqipërinë.

Hapja e pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit duket se është pranë konkretizimit.

Loading...

Nëndrejtori i Doganave shqiptare gjatë një takimi me bizneset e dy vendeve u shpreh se kanë përfundurat procedurat për nisjen nga puna.

Armand Reveli: Presim listën nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Kosovës, të agjenntëve nga Kosova dhe të agjencive që do të operojnë në territorin e Shqipërisë dhe ata do të jenë përgjegjës për tranzitin e mallrave dhe personave nga Durrësi, nga sheshi i trageteve, nga sheshi i kontenierëve deri në Prishtinë.

Por pavarësisht kësaj, biznesi vijon të ngrejë një sërë shqetësimesh.

Nikolin Jaka deklaroi se tarifat doganore të rritura edhe nga koncesionet, janë një pengesë shume e madhe për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë.

Nikolin Jaka: Në Selanik e ke 30 euro, në Durrës 250 euro. Atëherë pse duhet ta bëj në Durrës unë thotë sipërmarrësi kosovar? A do i shikoni tarifat ju të dashur sepse ne po e pengojmë me këto të famshmet koncesione dhe dhëniet e shërbimeve të tretëve, ne po pengojmë qarkullimin ekonomik mbase me dashje.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës ndërkohë bëri apel që të shfrytëzohet vendosja e taksës ndaj mallrave serbe.

Berat Rukiqi: Kemi shumë informalitet, kemi shumë pengesa të cilat jo domosdoshmërisht i dinë dhe vendimmarrësit. Por ne jemi këtu që ti ngremë si probleme.

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin nëntor 2018, pas vendosjes së taksave shtesë nga Prishtina për mallrat serbe, eksportet e Shqipërisë me Kosovën kanë pësuar rritjen më të madhe me rreth 35%.

/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button