Ekskluzive: Çfarë shkruanin gazetat e kohës për vrasjen e Thimio Lolit nga Sali Vranishti

Memoriali i Thimio Lolit në Kranë, Delvinë u thye ditën e djeshme nga persona të paidentifikuar.Kjo pas një dokumentari të gazetarit Marin Mema, i cili tregonte se në fakt Loli kishte luftuar kundër shqiptarëve dhe ishte një tradhtar.Grekët e cilësuan këtë si një provokim, teksa shumë banorë të zonës së Kranës, në Delvinë nuk e kishin idenë se çfarë përfaqësonte figura e tij.Sipas dokumenteve ekskluzive që JOQ Albania disponon, gazetat e asaj kohe, Atdheu dhe Drita, e cilësonin Lolin si pjesë të çetave greke kundër shqiptarëve.Sipas gazetave, Thimio Loli pati një betejë të ashpër kundër Sali Vranishtit, i cili së bashku me 27 shqiptarë të tjerë luftoi kundër çetave greke, ku pjesë ishte edhe Loli.Sali Vranishti e plagosi Thimio Lolin, dhe më pas e ndoqi për ta vrarë por pa suskses.Thimio Loli sipas historianëve ishte shndërruar në tmerrin e banorëve të Delvinës, teksa ata kërkuan ndihmë nga trimi shqiptar Sali Murat Vranishti.Grekët nderojnë çdo vit memorialin e Thimio Lolit, teksa pas shkatërrimit të memorialit, ai është ndërtuar përsëri.E këto dokumente tregojnë se si nderohet një vrasës i shqiptarëve nga grekët edhe pse në territor shqiptar./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button