Flet në parlamentin grek, përfaqësuesi i shqiptarëve ia plas në sy grekëve racizmin (VIDEO)

Kryetari i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, Ermal Sulaj ka folur në Parlamentin grek, para Komisionit të posaçëm parlamentar për barazinë, rininë dhe të drejtat e njeriut.

Me një gjuhë koncize dhe argumente mjaft të sakta, Sulaj ka vënë pikat mbi “i”, duke dëshmuar kthjelltësi, integritet dhe dinjitet.

Loading...

Sulaj ka folur për problemet me punësimin, për racizmin në punësim, në marrjen e bursave nga studentët, në mësimin e gjuhës amtare shqipe.

Ai akuzoi rëndë mediat greke se ushqejnë racizmin në vend. Sipas tij kjo është e patolerueshme.

“Ka një përpjekje për vite me radhë që të goditet komuniteti shqiptar dhe në përgjithësi vendi fqinj i Greqisë, Shqipëria. Dhe ndaj kësaj përpjekjeje nuk është bërë gjë, kurrë!

LEXO DHE :  Polonia informon hapur Brukselin: Serbia po i përdor vizat kundër Kosovës

Ky racizëm gjendet tek mediat dhe është faktori më i rëndësishëm që ushqen racizmin në popullin grek”, tha ndër të tjera Sulaj./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu

Close
Back to top button