Gazmend Kapllani: Greqia po rreshket në fashizëm, shqiptarët të bëjnë kujdes

Gazmend Kapllani një nga shqiptarët më të njohur në Greqi, për shkak se ishte njëri prej shumë pak shqiptarëve të përfshirë në jetën kulturore greke, si gazetar, publicist dhe shkrimtar, pas 25 vjetëve në Athinë, e la Greqinë, për të jetuar dhe punuar në Amerikë.Pas ikjes së tij, nga Greqia, që në fakt ishte një atdhe i dytë për të, shumë intelektualë grekë shkruajtën se qe e pafalshme për Greqinë që nuk mundi të mbajë një intelektual si Gazmend Kapllani.Në këtë intervistë për “Dritare me Rudinën”, Gazmend Kapllani shprehet hapur për çfarë po ndodh në Greqi, duke i vënë emrin fashizëm.“Greqia po kalon një periudhë shumë të vështirë në këtë moment, dhe ato që po ndodhin, ngjarjet e fundit, më bënë të ngre zërin, një lloj kambane alarmi që kjo që po ndodh, është diçka e re.Shqipërisë i intereson që Greqia të jetë një vend demokratik, një vend i hapur, ku të mbizotërojnë forcat paqedashëse, që duan miqësinë me shqiptarët, ata që duan paqe në Ballkan, por kam shumë frikë, që në Greqi, në këtë moment, janë forcuar jashtëzakonisht elementët ekstremistë.Jam i shokuar sepse unë kam punuar në median greke, kam qenë pjesë e medias greke, dhe një nga gjërat që bëra tani, ishte një letër e hapur ndaj ish-kolegëve të mi grekë, të cilët filluan një fushatë disinformacioni të paparë. Nuk kisha parë diçka të tillë për Shqipërinë dhe kjo vazhdon akoma, kjo fushatë disinformacioni që sigurisht ndjell urretje.Shqiptarët dhe grekët janë kushërinj të parë që nuk honepsin njeri-tjetrin. Dhe fatkeqësisht problemi është i grekëve, në këtë rast nuk është i shqiptarëve. Shqiptarët nuk i bezdis ngjashmeria me grekët. Grekët për arsye historike dhe kulturore i bezdis jashtëzakonisht farefisnia dhe ngjashmëria me shqiptarët dhe është kjo lloj nevoje për ta fshehur që krijon paranojën.Më vjen shumë keq kur vij në Shqipëri edhe shoh turistë, francezë, gjermanë, zviceranë që vijnë të njohin vendin, dhe ia them edhe miqve të mi grekë, ka pak grekë që kanë ardhur në Shqipëri të na njohin. Ka një lloj mohimi për ta njohur.Përveç kësaj në këtë moment elementët radikalë dhe ekstremistë në Greqi janë forcuar shumë dhe me të vërtetë mund ta shtyjnë Greqinë drejt vetshkatërrimit. Kam frikë se kjo mund t’i bëjë të shkatërrojnë edhe vende të tjera.Bëhet fjalë për fashizëm të hapur. Fashizmi do luftë jashtë kufijve, dhe kam jashtëzakonisht frikë që për ta, Shqipëria është objekti ideal për të ushtruar ekstremizmin e tyre.Prandaj duhet shumë kujdes, njohje. Një gjë e zakonshme që ndodh mes grekëve dhe shqiptarëve, është që asnjëherë nuk kanë qenë kaq afër dy popujt, por në të njëjtën kohë mentaliteti ka ngelur ai i shekullit 19-20 martohen me njëri-tjetrin, bashkëjetojnë me njëri-tjetrin për shkak të dokumentacionit, por mentaliteti ka ngelur po i njëjti.Nuk dua t’u bëj qejfin shqiptarëve, por grekët kanë një problem të madh, shumë, shumë serioz, me ideologjinë, me fanatizmin fetar”, tha Gazmend Kapllani./dritare.net/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button