Greqia në krah të Serbisë: Prishtina po i hedh benzinë zjarrit me veprimet e fundit

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë ndaj produkteve serbe dhe krijimi i ushtrisë së Kosovës, janë veprime të papranueshme.

Sipas tij, me këto veprime Prishtina po i hedh ‘benzinë zjarrit’, dhe nuk po i kontribuojnë stabilitetit të rajonit, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Loading...

Këto deklarata Tsipras i ka bërë gjatë një takimi në Beograd me Aleksander Vuçiqin.

“Dëshiroj të theksoj se këto iniciativa nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit, por shkaktojnë destabilizim. Ne duhet ta themi këtë. Vuçiq dhe qeveria serbe kanë një puna të vështirë”, ka thënë kryeministri grek.

“Unë dënoj veprimet e Kosovës, sepse ata janë duke shtuar benzinë në zjarr. Unë e mbështes Serbinë në këtë rrugë dhe përpjekjen për të gjetur një zgjidhje, sepse kjo është perspektiva për të ruajtur stabilitetin në rajon”, ka thënë Tsipras. /GazetaExpress//ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button