Ischinger: Nëse ndodh marrëveshja historike Kosovë-Serbi, a mund ta festojmë në Evropë dhe jo SHBA

Ish-ndërmjetësuesi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Woflgang Ischinger, ka komentuar thirrjen e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të festuar arritjen e marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Ischinger ka shprehur rezervat e tij se çështja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në fazën finale.

Loading...

Megjithatë thotë se nëse është siç thotë Trump, duhet të festohet në Evropë dhe jo në SHBA sikurse në vitet e 90-ta.

“Një konflikt EVROPIAN – i zgjidhur nga Trumpi dhe i festuar në Shtëpinë e Bardhë? Kam frikë se ende nuk kemi arritur në këtë pikë. Por nëse ndodh marrëveshja, a mund ta festojmë në Evropë, ju lutem, e jo në Uashington DC, si në vitet e nëntëdhjeta? “, ka shkruar ish-ndërmjetësuesi i bisedimeve Kosovë-Serbi, Wolfgang Ischinger, raporton Gazeta Express.

Rezerva se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk është në fazën finale, ka shprehur edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq./GazetaExpress//ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button