“Ju Amerikën, ne Rusinë”! Ç’po ndodh me dialogun Kosovë-Serbi?

Ministri i brendshëm serb Ivica Daçiç ka paralajmëruar se nëse Amerika përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi, me kërkesë të palës së Kosovës, atëherë edhe Beogradi do kërkojë Rusinë.

Në një instevistë për median serbe, Daçiç citohet të thotë se duket se forma e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po ndryshon, referuar letrës së dërguar nga presidenti Trump për dy presidentët Thaçi e Vuçiç ku shkruante se i fton dy palët në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar e arritur një marrëveshje që është në interesin e të dy palëve.

Loading...

B92 citon Daçiç: “Nëse forma e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka ndryshuar në atë formë, që në dialog të përfshihet edhe Amerika, atëherë pala serbe duhet të telefonojë Federatën Ruse për të marrë pjesë gjithashtu’.

Kujtojmë se ndodhemi në një klimë aspak të mirë mes dy vendeve. Pasi Kosova ka vendosur taksa 100% ndaj mallrave serbe, gjithashtu ka thënë se do tërhiqet kur Serbia të njohë Kosovën si shtet. E ndërkohë që kryeministri Haradinaj dhe shefja e Politikës së Jashtme të BE-së anuluan konferencën e përbashkët në Bruksel javën e kaluar, pasi siç thanë mediat patën një takim me debate. Mogherini kërkon që Kosova të heqë tarifat dhe shtron mundësinë e një korrigjimi kufijsh si pjesë e marrëveshjes dhe dialogut. Por Haradinaj e ka bërë të qartë se kufijtë lëvizin vetëm me luftë. Krijimi i ushtrisë së Kosovës së fundmi, i ka rritur tensionet gjithashtu, me Serbinë që thotë se mund të minohet siguria e serbëve në Kosovë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button