Kandiq: Si mund të kërkojë Serbia të vendosë për diçka në territorin e Kosovës?

Si është e mundur që shteti, i cili gjatë bombardimeve të NATO-s, ka bërë krim lufte mbi 6.500 shqiptarë, t’i jep vetes të drejtë të vendosë për diçka në territorin në të cilin për kaq kohë të shkurtër ka bërë gjëra të tilla?

Këtë pyetje e ka bërë Natasa Kandic, themeluese e Fondit për të drejtën humanitare të Serbisë, në tribunën “Pajtimi, ballafaqimi me të kaluarën dhe regjioni – ku jemi e kah po shkojmë”, në organizim të forumit beogradas të ZFD-së,

Në konferencë, sipas medieve serbe, janë prezantuar të dhënat se nga viti 2014 nuk është ngritur asnjë aktakuzë për krimet e bëra në Kosovë, se zyrtarët shtetërorë dhe anëtarët e Qeverisë e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë dhe promovojnë kriminelë të dënuar të luftës, madje edhe live në program të televizionit me frekuencë nacionale paraqitet kryerësi i masakrës së Srebrenicës – Ratko Mladic.

Më tej Kandic ka thënë se këtu (në Serbi) të gjithë shqiptarët konsiderohen terroristë dhe ka treguar për gjykimin e shqiptarëve të Kosovës në Nish, ku sipas saj, nuk ka asgjë. Duke folur për formikin e Ushtrisë së Kosovës, kandic ka vënë në dukje paradoksin se në Serbi kjo dënohet, ndonëse, thotë ajo, një ushtri profesionale do të ishte garanci e sigurisë jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për të tjerët.
Kandic ka treguar për interpretimin e gabuar të dhunës në Kosovës në vitin 2004, më 17 mars, duke thënë se po është vrarë një numër i caktuar serbësh, por po ashtu është vrarë edhe një numër i caktuar shqiptarësh. Ajo më pas ka thënë se në Kosovë jetojnë 100 mijë serbë, të cilët nuk janë dëbuar.

, Kandiq: Si mund të kërkojë Serbia të vendosë për diçka në territorin e Kosovës?

/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button