Ish-prokurori zbulon se çfarë gjurmësh gjenden në 90% të parave

Paratë janë gjithnjë në qarkullim, e sigurisht që në to gjendjen gjurmë të shumta e të ndryshme. Megjithatë ajo që ndoshta shumë nuk e dinë, është se 90 përqind e parave, kryesisht prerjet e vogla, kanë gjurmë të drogave si heroinë e kokainë. Deklaratën e bëri këtë të enjte në studion e “Opinion” ish-prokurori Eugen Beci, sipas të cilit, shumica e parave që qarkullojnë, kur ekzaminohen në laboratorë rezultojnë të kontaminuara me lëndë narkotike.

Eugen Beci: Paraja përgjithësisht, 90 përqind e parave, edhe kur kontrollohen nga kontaminimi, qoftë dhe i gjurmëve të gishtave, të gjitha thuajse prerjet e vogla dalin me kontanimin droge. Shumica e parave, 90 përqind e parave që qarkullojnë, kur ekzaminohen në laboratorë, të gjitha janë të kontaminuara me lëndë narkotike, kryesisht heroinë, kokainë.

Blendi Fevziu: Ç’ne?

Eugen Beci: Sepse do të thotë që janë nga shit-blerësit, nga të gjitha… paraja që qarkullon. Ka mijëra gjurmë gishti në fragmentet e gjurmëve të gishtit. Kështu që, edhe në pikëpamje teorike të provueshmërisë është e pamundur dhe nuk ka asnjë vlerë provueshmërie ajo. E rëndësishme është tek mbështjellja e këtyre parave, të ambalazhimi i tyre, pavarësisht dhe nga vendi ku rrinë.

Back to top button