Kosova synon njohjen prej Serbisë, ka gati një draft-marrëveshje

Qeveria po synon ta çojë përpara idenë e njohjes nga Serbia me marrëveshje finale. Pos kësaj teme, ekzekutivi ka paraparë marrëveshje edhe në tregti, zbardhjen e krimeve të luftës. Për këtë dokument kanë pasur vërejtje opozita dhe analistë. Ndërkohë, deputetët diskutojnë të mërkurën në Parlament për këtë ide, shkruan gazeta Express.Ramush Haradinaj ka propozuar njohjen e Kosovës nga Serbia në një draft marrëveshje, të cilën ua ka dërguar partive politike dhe ambasadave kryesore në Prishtinë.Bazuar në këtë draft që posedon T7, shtyhet përpara edhe njohja e Kosovës nga Serbia dhe normalizimi i raporteve në shumë fusha ndërshtetërore.Palët pajtohen që secili shtet është sovran dhe i ligjshëm, thuhet në dokument.Po ashtu, Kosova pret që të arrijë marrëveshje me Serbinë edhe mbi formimin e strukturave që do të ndihmonin në zbardhjen e rastit të personave të zhdukur, viktimave të dhunës seksuale dhe krimeve të luftës së viteve 1998-99.Qeveria ka për synim që të negociojë edhe për të drejtat e serbëve në Kosovë. Çështje për të cilën kishte reaguar edhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer“Nuk ka asnjë arsye pse Kosova nuk duhet të ketë kërkesa për zonat e banuara me shqiptarë në Serbinë jugore, pavarësisht çfarëdo marrëveshjeje që u ofrohet serbëve në Kosovë” kishte shkruar ai.Edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë që mungon reciprociteti.“Nëse do e lexoja dokumentin pa e ditur kush e ka dërguar do të kisha menduar që e ka shkruar një shtet që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës e jo vet qeveria e saj” kishte shkruar ai.Në këtë dokument është e paraqitur edhe mundësia e eliminimit të taksës 100%.“Të eliminohen procedurat prej ku qeveritë diskriminojnë në favor të kompanive vendore” thuhet në dokument.Qeveria ka shprehur qëndrimet e saj edhe për marrëveshje në edukim, borxhet e jashtme, implementimin e marrëveshjeve etj.Mirëpo, nëse ka mospajtime atëherë e gjithë kjo mund të gjejë rrugën për në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit në Hagë.Për këtë dokument të mërkurën do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës.Kosova dhe Serbia prej vitit 1999 kanë pasur tri raunde bisedimesh. Marrëveshjen e Rambujes dhe Propozimin e Ahtisaarit nuk e kanë pranuar asnjëherë. Në Bruksel kanë nënshkruar disa marrëveshje që s’janë zbatuar kurrë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button