Kreshnik Spahiu dhe lufta e tij për të përcarë shqiptarët

, Kreshnik Spahiu dhe lufta e tij për të përcarë shqiptarët

Lëvizja “ZGJOHU SHQIPTAR ” në bashkëpunim me shumë organizata të tjera ka organizuar një protestë paqësore ditën e shtunë ora 11:00 në sheshin “Çerçiz Topulli”. Protesta do të mbahet nga qytetarë të thjeshtë dhe pa ngjyrime politike. E theksojmë, qëllimi i kësaj proteste është që t’i ndalim vandalizmat ndaj shqiptarëve, por edhe të ndalohet fryma raciste ndaj kombit tonë apo edhe Albanofobia.

Ajo që të bie në sy është se si gjithmonë në çdo nismë qytetare dhe pa përfshirje të politikës, dikush do të dali të bëjë pis apo të përçajë organizimet e përgatitura. Rasti më i fundit është edhe delirimi si heroi i kombit shqiptar i ish-kryetarit të partisë AK, Kreshnik Spahiu. Qëllimet e tij gjithmonë kanë qenë në funksion të interesit personal dhe jo kombëtar. Faktet e kanë treguar, ku jo më larg se në zgjedhjet e shkuara, ku nuk shau e ku nuk lëpiu për pak vëmendje, se si u hodh nga një parti në tjetrën, vetëm e vetëm për një karrige. Por mos harroni, këta njerëz janë me të vërtetë të rrezikshëm për kombin shqiptar ,o vëllezër e motra!!! Qëllimi i tyre është si e si të shtiren, si protagonistë apo organizatorë, si e si të marrin nga një thelë për xhepin e tyre dhe për popullin shqiptar, normale që as nuk iu intereson… nuk u intereson se çfarë peshe ka apo çfarë kauze është, nëse prishet apo jo ajo. Janë të prirur për të përçarë e sabotuar gjithçka, vetëm e vetëm që bota të rrotullohet rreth tyre.

Pas publikimit te protestes dhe organizimeve te saj, “ky patriot” qe nuk jeton as ne Shqiperi, nga Belgjika fillon dhe angazhon makinacionet e tija ne rrejtet sociale. Duke bere thirrje per lufte e duke e kanalizuar ne vija te tjera nacionaliste apo radikale. Eshte shume e thjeshte ta mendoni se kujt I sherbejne keto thirrje apo keto akte te tilla, padyshim qe jo Shqiperise jo e jo. Nacionalistet fitojne adhurues nepermjet mashtrimit, permes historicizmit, ose shtremberimit te plote te historise. Me fjale te tjera, ata kerkojne mbeshtetje permes frikes dhe genjeshtrave.

I bejme thirrje gjithe pjesmarresve tane qe mos te ndikohen nga keto reagime apo deklarata idioteske. Asnjehere qellimet tona nuk kane qene ti hapim lufte asnje kombi. E duam vendin tone dhe jemi shume me shume patriote se greket apo se kushdo komb tjeter. Shumica e shqiptareve duket se e kane perqafuar konceptin e patriotizmit. Ne besojme se ky eshte nje zhvillim shume pozitiv, qe rrit stabilitetin e Ballkanit.

Patriotizmi zakonisht perkufizohet si dashuri ndaj vendit, çfaredo qofte ai, i bukur, i shemtuar, me apo pa histori… Femijet i duan prinderit jo pse jane te mençur dhe me vlera te jashtezakonshme, por sepse jane fryt i tyre. Nuk duhet harruar fakti se fjala komb ne latinisht nderlidhet me fenomenin e lindjes. Rrjedhimisht e do nenen pse te ka lindur, e do atdheun ngaqe je pjese e tij, ngjarjeve, tradites, dokeve, zakoneve, gjuhes, kultures e keshtu me radhe. Ne nje fare menyre, patriotizmi eshte si besimi shekullar: sa me te zhvilluar dhe te qyteteruar jane popujt, aq me luajal jane ndaj atdheut te tyre… Pra ne jemi nje grup patriotesh qe duam te kontribojme per vendin tone dhe ti dalim zot asaj./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button