Kryeministri grek: S’ka BE për Shqipërinë nëse nuk respekton minoritetin tonë (VIDEO)

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, deklaron se Shqipëria duhet ta harrojë anëtarësimin në Bashkimin Europian nëse nuk respekton të drejtat e minoritetit të tyre në vendin tonë.

Deklarata e z.Tsipras u bë sot në një fjalë të gjatë që mbajti në Parlamentin grek në Athinë ku foli për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe më gjerë.

Loading...

Z.Tsipras replikoi me kreun opozitar Mitsotaki i Nea Dhimokratia pasi përballet prej ditësh me akuza të kësaj partie se pala greke nuk po bën asgjë ndërsa autoritetet shqiptare sipas tyre janë duke shkelur vazhdimisht të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

“Nuk thatë gjë as për mikun tuaj Rama, e meqë nuk po thoni ju, do ta them unë dhe do të çoj prej këtu një mesazh të qartë në Tiranë. Nëse Shqipëria nuk respekton me vepra, të drejtat e minoritetit kombëtar grek, mund të harrojë ambiciet e saj europiane”, tha Kyriakos Mitsotakis, kreu i opozitës.

Në përgjigjen e tij, kryeministri Tsipras e ka akuzuar udhëheqësin e opozitës për trimëri të shtirur dhe hipokrizi, duke iu kërkuar konservatorëve të mos bëjnë më kot superpatriotët, ndërsa ka theksuar qëndrimin zyrtar të qeverisë së tij në këtë temë.

Tsipras i tha opozitës që të mos bëjë kot “cubin” me “lumin” e deklaratave për këtë argument, duke thënë se janë ndërmarrë hapa nga ministria e Punëve të Jashtme si reagime për zhvillimet që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri.

Tsipras iu referua disa deklaratave të ditëve të fundit ku kritikohet Tirana zyrtare se është duke grabitur pronat e grekëve autoktonë minoritarë në jug të vendit tonë, raporton noa.al duke cituar pjesën nga fjalimi i Tsipras lidhur me Shqipërinë.

Kryeministri dhe njëherësh ministër i Jashtëm i vetëkomanduar, Aleksis Tsipras, njoftoi se po ashtu kanë informuar dhe Bashkimin Europian, lidhur me ato që i quajti shkelje të papranueshme nga pala shqiptare, të të drejtave të minoritetit, sidomos sa i përket pronave të tyre.

“Ministria e Jashtme ka informuar dhe Bashkimin Evropian, me një mesazh të qartë se në qoftë se nuk ka asnjë respekt për minoritetin grek, kryesisht për pronat e tyre, por edhe sa i takon ligjit të ri mbi pakicat kombëtare, nuk do të ketë kurs evropian të vendit fqinj”, – paralajmëroi z.Tsipras. /ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button