Kryepeshkopi Janullatos: Më kërcënojnë edhe grekët edhe shqiptarët…

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili ka lindur në Greqi por që prej 1992 është në krye të kishës shqiptare ka deklaruar së fundmi se ka marrë shumë kërcënime edhe nga pala greke edhe nga ajo shqiptare.

Në një reagim zyrtar të Kishës Ortodokse Autoqefale thuhet se Janullatos u ka shprehur ngushëllimet e tij edhe familjes së Kostandinos Kaçifas, por edhe asaj të Petrit Zilfes.

Mirëpo sipas kryepeshkopit, ekstremistët e të dy vendeve e kanë kërcënuar herë pas here, pavarësisht se ai thjesht është solidarizuar me dhimbjen e njerëzve.

Reagimi i plotë i Kishës Autoqefale të Shqipërisë:

Kryepiskopi Anastas ka ngushëlluar të dyja familjet
Disa faqe interneti dhe gazeta shqiptare u ngutën të ribotojnë një artikull të z. G. Kapllani, që kishte si argumentin e tij kryesor një nënkuptim fyes, ku thoshte se Kryepiskopi Anastas u interesua dhe shprehu ngushëllimet e tij vetëm për familjen Kacifa dhe se u tregua indiferent për familjen e Petrit Zilfës, që u vra në mënyrë të padrejtë. Ky pohim është krejtësisht i pavërtetë! Kryepiskopi Anastas ka ngushëlluar të dyja familjet. Ai i shprehu ngushëllimet e tij familjes Zilfa, më 5 dhjetor 2018.
Ata që e njohin se si është e vërteta, e dinë fare mirë se Kryepiskopi Anastas merr pjesë me respekt dhe dhembshuri në vuajtjen e njerëzve dhe përballet me ngjarjet, në heshtje dhe gjykim të thellë, pavarësisht kërcënimeve, që merr kohë pas kohe nga grupe ekstremiste të të dy vendeve. Qarqe të mirëinformuara dhe objektive në Shqipëri dhe në Greqi, e njohin mirë faktin se, për 27 vite, Kryepiskopi Anastas lufton për paqen, mirëkuptimin dhe respektin reciprok midis njerëzve dhe popujve.”

/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button