Lazanski: Nuk ka BE për Serbinë pa e njohur Kosovën

Gazetari dhe analisti serb i çështjeve politike e ushtarake, Miroslav Lazanski, duke analizuar letrën e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ajo nuk përmban asgjë të jashtëzakonshme.Lazanski për mediat serbe theksoi se presidenti amerikan, në letrën e tij kërkon pajtimin, progres në të ardhmen e serbëve dhe shqiptarëve, por nuk është e qartë për çfarë duhet të arrihet marrëveshje.

Në qoftë se supozojmë se kjo do të thotë se veriu i Kosovës i takon Serbisë dhe se enklavat serbe në jug të lumit Ibër të jenë pjesë e Bashkësisë së Komunave serbe, dhe se të gjitha objektet kulturore e fetare serbe janë nën mbrojtje ndërkombëtare, nëse kjo është ajo që konsiderohet ‘demarkacion’, a do ta pranojë këtë pala shqiptare?”, ka pyetur Lazanski.Lazanski konstaton se nuk është i sigurt nëse Trump është njoftuar me të gjitha nuancat, “meqenëse serbët dhe shqiptarët për SHBA-të nuk janë partnerë të barabartë, për shkak se Shtetet e Bashkuara e kanë njohur integritetin territorial të Kosovës, që do të thotë automatikisht se nuk e njohin integritetin territorial të Serbisë”.“Kompromisi për Kosovën nuk duhet të jetë vetëm një Bashkësia e komunave serbe. Me sa di unë, Washingtoni nuk ofron më shumë se kaq”, tha Lazanski.Ai theksoi se ai kurrë nuk do të jetë në gjendje për të kuptuar plotësisht dhe çfarë kishte shkaktuar gjithë atë armiqësi të Perëndimit ndaj Serbisë dhe serbëve në fillim të viteve nëntëdhjeta.“Vetëm një gjë e di me siguri, Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohjen e qartë të Kosovës. Gjithçka tjetër është iluzion i yni”, tha Lazanski. /Konica.al/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button