LETRA/ Kërcënohet me jetë Salvini: ‘Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh derr’!

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka marrë një letër kërcënuese në Ministrinë e Brendshme. Letra kërcënuese është publikuar nga Salvini në rrjetet sociale, ndërkohë që me një gramatikë të dobët, thuhet se pas tij qëndrojnë 3 shqiptarë që do e ekzekutojnë.“Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay”-thuhet në letër.Ndërkohë që vetë Salvini, ka publikuar kërcënimin, të cilin duket se e ka marrë me sportivitet. Ministri shkruan se po ecën përpara në punën e tij.“Letra e kërcënimeve, vecanërisht gramatika italiane erdhi në Ministri. Ajo tërheq drejt, puthjet dhe përqafimet! Të shtunën e ardhshme, më 8 dhjetor në 11 në Romë në Piazza del Popolo, ne do të përgjigjemi me buzëqeshjet e një deti italianësh të respektuar!”, -shkruan Salvini në Twitter. /ma.me

Letra kërcënuese që ka marrë Matteo Salvini

/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button