Micotaqis, vizitë minoritetit grek në Shqipëri

Pasi kërcënoi Tiranën, lideri i opozitës greke, Qirjakos Micotaqis pritet të jetë në shpejti në një vizitë në Tiranë, ku do takojë minoritetin grek.

Ai ka theksuar se do vazhdojë të mbështesë minoritetin grek dhe nuk do lejojë që të neglizhohen të drejtat e minoritarëve grekë në Shqipëri.

Loading...

“Nëse Shqipëria do të ndjek rrugën drejt BE-së, siç dëshirojmë të gjithë, atëherë në këtë rrugë nuk ka vend për ulje në të drejtat e minoritarëve grekë. Mesazhi im është më se i qartë dhe i drejtohet të gjitha palëve. Si Shqipërisë ashtu dhe kryesisë së BE, kopetente për ecurinë e negociatave të vendeve kandidate”, thekson Micotaqis.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë Micotaqis, gjatë një takimi me kryetarin e Himarës, Fredi Mejleri.

/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button