Ndërsa ne flemë gjumë, Serbia regjistron në UNESCO lahutën

Ndërkohë që ne nuk bëjmë asgjë tjetër përveçse flemë gjumë, një tjetër pasuri shpirtërore e shqiptarëve është vjedhur nga një vend fqinj.
Serbia ka regjistruar në listën e UNESCO-s për mbrojtjen e përkohshme të trashëgimisë së paprekshme këndimin me lahutë.

Shoqërimi me këngë në performimin me lahutë (gusle) është tanimë pjesë e mbrojtur nga UNESCO, në listën e rinovuar e botuar pak ditë më parë. Sipas UNESCO-s, performimi me këngë dhe lahutë është i një rëndësie historike dhe kësisoj duhet mbrojtur e promovuar.

Loading...

Serbia në fakt ka lobuar shumë që ta fusë lahutën e saj në këtë listë. Në Serbi disa organizata janë bashkuar në Unionin e Lahutarëve të Serbisë dhe kanë organizuar disa festival të Lahutës në Serbi

Ndërkohë që në trevat Shqiptare përhapja gjeografike e Lahutës përkon me vetë përhapjen e këngëve të kreshnikëve. Lahutën e shohim në Krujë, në Veriperëndim, pastaj Malësi e madhe, Hoti e Gruda, Kelmendi, Kastrati, Rranxat e Shkodrës, Dukagjin, Postrribë, Shllak, Nikaj-Merturi dhe në zonat e Malësisë së Gjakovës.

Zakonisht këngët me lahutë nga shqiptarët këndohen në nderim të heronjve, ngjarjeve të së kaluarës, legjendave dhe më rrallë ato janë balada apo këngë humoristike./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button