Ngjarjet ekonomike në botë/ “Business Insider”: Vizitoni Sarandën e famshme për arkeologjinë dhe plazhet

“Business Insider” që i kushtohet kryesisht ngjarjeve ekonomike në botë, ka zhvilluar një analizë ku rendit 40 destinacionet, deri tani të nënvlerësuara në botë, mes të cilave figuron edhe Saranda, raporton ata. “Saranda, një resort në Rivierën Shqiptare, është e famshme për rrënojat arkeologjike dhe plazhet e saj”, shkruan filiali australian i “Business Insider”.

“Ndërkohë që brenda në qytet mund të gjeni mbetjet e një sinagoge të shekullit V, një zonë tjetër është shpallur trashëgimi botërore nga UNESCO dhe daton që nga prehistoria, ndodhet rreth 19 kilometra jashtë Sarandës. Kjo zonë, Butrinti, gjatë historisë së tij të mirënjohur ka funksionuar si një koloni greke, qytet romak dhe si peshkopatë”, thekson faqja prestigjioze në përshkrimin që i bën Sarandës. “Nëse dëshiron të marrësh disa rreze dielli në vend të vizitave, disa prej plazheve më popullore në këtë zonë janë plazhi i Pasqyrave, plazhi Santa Quaranta dhe plazhi Pulëbardha”, lexohet në këtë artikull.

Loading...

“Një foto e një mikut tonë në plazhin Pulëbardha ishte nxitja për vizitën tonë në Shqipëri dhe ishte një vizitë që ia vlente”, raporton “Business Insider”. “Dhe qershia mbi tortë është se ishulli grek i Korfuzit arrihet me një udhëtim fare të shkurtër me traget”, mbyllet përshkrimi për Sarandën./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button