Ngjela: Ja kush e dëmtoi protestën. Kërkoi destabilitet, i frikësohet organeve të reja të drejtësisë

Avokati Spartak Ngjela ka folur në studion e Open mbi bojkotin e thyer të opozitës e cila u kthye në Kuvend sot për të shpëtuar mandatet.
Sipas tij, përfshirja e opozitës në protestën e studentëve e dëmtoi shumë protestën e të rinjve.

Ngjela shtoi se Basha është ose idiot, ose injorant që mendoi të futej në protestën e studentëve. Tani, sipas Ngjelës, opozita i trembet ngritjes së organeve të reja të drejtësisë si KLGJ e KLP.

Loading...

“Bojkoti nuk vlen më si akt, është metodë komuniste që dështoi edhe për komunistët. Këtu është akoma karakteri skizofrenik i politikës që gjeneron me Saliun, janë parimet e Saliut këto. Pd ka dashur gjithmonë destabilizim. Nuk kishin cfarë bënin më jashtë sepse nuk ju përgjigj populli.

Jo vetëm që nuk e ndaluan dot reformën nga rruga, por u krijua KLGJ dhhe KLP, që i frikësoi. Bojkoti nuk i solli ndonjë vlerë. Nga teprimet që bëjnë, o janë idiotë, o injorantë, sepse në protestat e studentëve kurdoherë nuk ka marrë pjesë kurrë politika. Në asnjë vend, as në komunizëm, as komunistët. Pse do hynin këta te studentët? Vajtën dhe ju bënë dëm studentëve, studentët u treguan më të aftë”, tha Ngjela./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button