Omonia Korçë kërkesë Vangjel Dules: Thuaji shtetit shqiptar t’ia heqë masën ”nongrata” eurodeputetes

Pas ceremonisë së varrimit të minoritarit grek, Kostandinos Kacifas, autoritetet shqiptare shpallën non-grata shumë shtetas grekë, ku mes tyre ishte edhe emri i eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous.E kur kanë kaluar disa ditë që nga ajo ngjarje, një tjetër “skandal” vjen nga Oomonia Korçë, ku kryetari Ligor Karamelo i ka kërkuar Vangjel Dules që të ndërhyjë dhe shteti shqiptar ta heqë masën “person non-grata” për eurodeputeten Eleni Theocharous dhe për 52 pesonat e tjerë.Në pikën 2 të letrës që Omonia i ka nisur Dules shkruhet:Te kontaktoni zyrtarisht e te kerkoni me force prane autoriteteve shqiptare te terheqin masen ”person non grata” ndaj eurodeputetes Eleni Theohari si dhe ndaj 52 personave te tjere,te shmangin retoriken nacionaliste dhe te kontribuojne konkretisht e realisht ne rivendosjen e nje klime besimi e mirekuptimi midis shumices e pakicesmidis dy vendeve fqinje konform standarteve, tradites historike dhe deshires se perbashket.”Letra e plotë:Korce, me 27.11.2018

Dega Korçë

Loading...

Leter – rekomandim

Drejtuar: Z.Vasil Kajo Kryetar i Omonias, Kryesise se Omonias.

Per njoftim: Z.Vangjel Dule deputet e kryetar i PBDNJ-se

Keshilli i Pergjithshem Drejtues i deges te Omonias Korçë ne mbledhjen e tij te zgjeruar pasi zhvilloi nje analize te hollesishme te gjendjes te krijuar pas ngjarjes te paprecedent, te vrasjes nga forcat speciale te Kostandin Kacifas, bashkekombasit tonë konkludoi qe t’ju rekomandoje Juve Zoti kryetar e organeve drejtuese te Omonias per sa vijon:

1.Te shqetesuar nga indiferenca totale e institucioneve per te zbardhur te verteten e per te bere transparencen e nevojshme te kesaj ngjarjeje kriminale, intesifikoni perpjekjet e gjithanshme duke perdorur te gjitha mundesite e mjetet demokratike, kuadrin ligjor per lirite e te drejtat e njeriut e te minoriteteve, informoni hollesisht organizatat nderkombetare e trupin diplomatick per kete vrasje te shemtuar dhe per kete heshtje acaruese, me sfond etnik e dhune te hapur psikologjike ndaj komunitetit tone.

2.Te kontaktoni zyrtarisht e te kerkoni me force prane autoriteteve shqiptare te terheqin masen ”person non grata” ndaj eurodeputetes Eleni Theohari si dhe ndaj 52 personave te tjere,te shmangin retoriken nacionaliste dhe te kontribuojne konkretisht e realisht ne rivendosjen e nje klime besimi e mirekuptimi midis shumices e pakicesmidis dy vendeve fqinje konform standarteve, tradites historike dhe deshires se perbashket .

3.Duke u nisur nga keto premisa,mendojme se eshte e nevojshme fillimi e zhvillimi nga ana Juaj dhe e drejtuesve te Omonias i nje levizje informuese e degjuese me te gjithe faktoret e minoritetit,me te gjitha strukturat e Omonias fshat me fshat e qytet ne qytet konkluzioni I se ciles te jete hartimi I nje program – veprimi konkret me synim zgjidhjen e problemeve,ndergjegjesimin e minoritetit per te vepruar si nje i tere, per te rritur efektshmerine e perfaqesimit politik dhe dinjitetin shoqeror.

Situata e krijuar ndaj nesh dhe nga ne nuk mund te perballohet as duke heshtur,as duke ulur koken e as duke qendruar duarkryq. Duhet ndergjegjesim, veprim e dinjitet, te drejtat e lirite qe na takojne nuk na i fal kush, ato fitohen.

Keshilli i Pergjithshem Drejtues i Deges se Omonias Korce

Kryetari

Ligoraq Karamelo.”/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button