Poeti turk fyen shqiptarët (VIDEO)

, Poeti turk fyen shqiptarët (VIDEO)

Ismet Ozel, një prej poetëve më të njohur modernë turq, ka lëshuar një deklaratë fyese ndaj shqiptarëve që jetojnë në Turqi.

Në një video të publikuar së fundi në portalet online shfaqet poeti në një aktivitet shkencor në vitin 2015, ku deklaron se nuk duhet t’i lejojmë shqiptarët të deklarojnë kombësinë e tyre, ose në të kundërt duhet të p*rdhen nga vendi.

“Ne duhet ta dimë se kush jemi, por nëse ka njerëz apo etni që jetojnë në këto toka dhe thonë se kemi të drejta, atëherë ne turqit e vërtetë nuk duhet t’i lejojmë, sepse përçahet Turqia ngaqë kështu është ndërtuar shtet-kombi ynë. Është njëlloj si të firmosim humbjen tonë. Nuk po marr shembull kurdët, por shqiptarët. Nëse shqiptarët duan të thonë jemi shqiptarë dhe jo turq, atëherë vëllai im, ke shtetin dhe kombin tënd, ik p*rdhu andej nga ke ardhur”, shprehet Ozel./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button