Projekt për Shqipërinë e Madhe? Rama: Akuzat e Beogradit i kuptoj kroatisht…

, Projekt për Shqipërinë e Madhe? Rama: Akuzat e Beogradit i kuptoj kroatisht…

Kryeministri Rama u prit nga homologu i tij kroat me një ceremoni zyrtare, duke zhvilluar edhe më pas takimin mes tyre, i cili u finalizua me nënshkrimin e një marrëveshjeve të përbashkët për Partneritetin Strategjik.Takimi u mbajt gjatë Samitit të Kryeministrave të iniciativës të Europës Qendrore në Zagreb të Kroacisë, ku Shqipëria përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.Gjatë konferencës për shtyp, Rama iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve vendas. Duke ironizuar, shefi i qeverisë shqiptare tha se akuzat e Beogradit nuk i kupton serbisht, por kroatisht.Pyetje nga gazetarët: Beogradi ju akuzon si shtet, se jeni duke përgatitur paktin për Shqipërinë e Madhe…Edi Rama: Për sa i përket Shqipërisë së madhe, është një term ku në Beograd del në dritë sa herë shqiptarët kërkojnë të drejta eveidente.Si e komenti situatën e acaruar mes Kosovës dhe Serbisë? Beogradi u akuzon ju si shtet, se jeni duke përgatitur paktin për Shqipërinë e madhe?Edi Rama: Unë nuk di kroatisht, por akuzat e Beogradit i kuptoj kroatisht. Së pari duhet të them, se Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur disa herë marrëveshje ne Ceftës.Kosova është ankuar për të. Dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Vendosja e taksës 100% është anormale, por situata është anormale.Kështu që në kushte normale do të ishte një vendim i dënueshëm, por në këto kushte anormale duhet marrë si një klithmë e një reagimi politikë dhe jo një luftë tregtare.Kosova po jeton në një paradoks që nuk përballohet më nga pikëpamja psikologjike, dhe trajtoheshin si qytetar të dorës së dytë por lëviznin të lirë më pasaportën jugosllave, por sot ato trajtohen si populli i dorës së dytë në Europë./A.Rada/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button