Pse Parlamenti Evropian nuk kërkon hetimin e shqiptarëve të vrarë?!

U njoftua ditën e sotme se Parlamenti Evropian i ka kërkuar Shqipërisë që të kryhet hetimi i plotë i rrethanave të ngjarjes në Bularat të Gjirokastrës. Institucioni i Bashkimit Evropian iu përgjigj kështu pozitivisht kërkesës së deputetit grek të PASOK, Nikos Androulakis dhe Social-Demokratit gjerman, Knut Fleckenstein.

Ajo që vihet re është se në këtë kërkesë të PE-së nuk evidentohet dënimi që i duhet bërë ekstremizmit, përdorimit të armës ndaj policisë së një vendi sovran, duke u udhëhequr nga ekstremizmi nacionalist.

Loading...

Sepse i tillë ishte Konstantinos Kaçifas, një esktremist, i cili shtiu mbi policinë e shtetit shqiptar.

Shteti shqiptare, sigurisht që do të duhet të kryejë hetim të plotë për ngjarjen në Bularat. Çdo hetim është i mirëpritur. Duhen zbuluar të gjitha detajet që e çuan Kacifasin të bënte një veprim të tillë.

Por Parlamenti Evropian në të njëjtën kohë do të duhej t’i bënte një kërkesë edhe shtetit grek, për hetim të plotë dhe të pavarur të çdo vrasjeje të çdo shqiptari në territorin grek. Me dhjetëra janë ata bij nënash të këtij kombi që kanë humbur jetën në Greqi, edhe pse nuk kanë pasur armë me vete dhe as nuk u ka shkuar kurrë në mendje që të dhunonin ligjet e vendit tjetër.

Parlamenti Evropian duhet të hetojë për të gjitha ato organizma, parti, media apo edhe politikanë të caktuar grek që kanë vetëm urrejtje ndaj shqiptarëve, që elaburojnë ide të tilla si ‘Vorio-Epiri’ apo që kërcënojnë me vdekje çdo shqiptar që kërkon të drejtën e kombit të tij.

Parlamenti Evropian është një institucion që nuk i ka hije të mbajë anë. Minimalisht reciprociteti dhe e drejta do të duhej të ishin lajtmotiv i punës së ligjvënësve të familjes së madhe evropiane.

Ndoshta kanë harruar se Gramoz Palushi, një djalosh i ri u masakrua vetëm se festoi me Flamurin kombëtar pa kërcënuar, pa goditur e pa sharë askënd! Atëherë duhet të kishte kërkuar hetim Parlamenti Evropian e jo tani./real-news.tv/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button