Reporterët pa kufij: Media në Shqipëri, nën kërcënimin e krimit dhe politikës

Në raportin më të fundit për lirinë e medias në botë, “Reporterë pa kufij” e ka ngjitur Shqipërinë me një vend më lart krahasuar me një vit më parë, nga i 76-i në të 75-tin. Por kjo, sidoqoftë nuk është aspak inkurajuese, pasi kritikat nuk mungojnë.

Raporti i vitit 2018 flet për krimin e organizuar që ka shtuar kërcënimet ndaj gazetarëve dhe mediave. Gjithashtu problem konsiderohen edhe ndërhyrjet politike.

Në raport përmenden edhe rastet e 3 gazetarëve shqiptarë, që kërcënohen sipas “Reporterët pa kufij” nga krimi dhe politika; Klodiana Lala, Alida Tota dhe Basir Çollaku.

“Reporterët pa kufij” flet për shumë probleme në median shqiptare. Sipas saj, standardet rregullatore janë të manipuluara në interes të qeverisë dhe pronësia e mediave vizive është e përqëndruar në duart e biznesmenëve të mëdhenj.

Kjo ka krijuar një situatë, në të cilën vetëcensura është e përhapur dhe rreth 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në të ardhmen e tyre profesionale.

Ata që vazhdojnë të punojnë si gazetarë, – thuhet në raport, – janë të ekspozuar ndaj një klime fyerjesh, që vijnë edhe nga vet kryeministri që i ka quajtur gazetarët “kazan”, “helmues” dhe “armiq publik”.

Sipas raportit, mbi 30 gazetarë në të gjithë botën janë vrarë nga organizata kriminale që prej fillimit të vitit 2017./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button