Riparohet dhe rivendoset copa copa memoriali i antishqiptarit (VIDEO)

, Riparohet dhe rivendoset copa copa memoriali i antishqiptarit (VIDEO)

FINIQ-Banorët në fshatin Kranë kanë riparuar memorialin që u dëmtua mbrëmjen e djeshme nga disa persona të paidentifikuar. Ata kanë mbledhur copat duke riparuar dhe rivendosur pllakën e memorialit në Kranë.

Mbrëmë rreth orës 19:00 disa persona grisën flamurin grek dhe u thyen memorialin e Thimio Lolit, i cili ka qenë njëri ndër të ashtuquajturit komandantë të çështjes së Vorio Eprit.

Gazetari i Report Tv në Sarandë Limos Didani raportoi se banorët i kanë pikasur autorët dhe i kanë ndjekur, por nuk kanë mundur ti kapin. OMONIA reagoi sot duke e cilësuar si provokim të rëndë ngjarjen, ndërsa shton se është nxitur nga motive raciste.

Memoriali në fshatin Kranë është ngritur rreth 7 vite më parë dhe në përshkrimin e tij shkruhet se i dedikohet Thimio Lolit për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button