Shefi i NATO-s telefonon Haradinajn: Do të rishohim angazhimin me FSK

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka telefonuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me angazhimin e NATO-s në Kosovë, pas miratimit të ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në një njoftim të Aleancës së Atlantikut të Veriut thuhet se, “Sekretari i Përgjithshëm e informoi Haradinajn se Këshilli ka pasur një diskutim fillestar mbi ligjet e miratuara së fundmi, për transformimin e FSK-së”.

Loading...

Sekretari Stoltenberg e ka njoftuar Haradinajn se, përderisa mandati i FSK-së po evoluon, niveli i angazhimit të NATO-s me FSK-së për vitin e ardhshëm do të shqyrtohet.

Më tej, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë gjatë telefonatës se, KFOR-i do të vazhdojë misionin për të siguruar një ambient të sigurtë në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës miratoi më 14 dhjetor ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë. Në të njëjtën ditë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg lëshoi një deklaratë, në të cilën tha se vendimi i Kuvendit të Kosovës për të miratuar tri ligjet për ushtrinë vjen “në një kohë të papërshtatshme”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button