Taksa 100% ia vështirëson Kosovës furnizimin me grurë, shikohet mundësia e importit nga Hungaria

Bizneseve që e importojnë lëndën e parë nga Serbia e Bosnja, nuk po u paraqet problem masa mbrojtëse 100 për qind.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka treguar se bizneset kanë nisur menjëherë hulumtimin e tregut në vendet e tjera të rajonit dhe po i zëvendësojnë këto dy shtete, raporton KTV.

Loading...

Por, problem ka treguar se është paraqitur vetëm me grurin dhe hekurin.

Rukiqi ka shtuar se pjesa më e madhe e lëndëve të para janë të përcaktuara nga berzat ndërkombëtare, dhe në koston e produktit final, mund të ndikojë vetëm kostoja e transportit.

Për këtë, ai ka thënë se po shihet mundësia e financimit të eksportit nga ana e Qeverisë.

Problemi i grurit ka sjellë në rritjen e çmimit të bukës nga 30 deri në 40 cent.

Rukiqi ka njoftuar se me qëllim të vazhdimit të promovimit të produkteve vendore, do të mbahet këtë të hënë Panairi i agro-biznesit.

Në të do të marrin pjesë 40 biznese, prej tyre 38 vendore, dhe pjesa më e madhe biznese që eksportojnë produktet e tyre jashtë vendit.

Ndërsa, dy të tjerat janë nga Shqipëria dhe Italia./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button