Thaçi këmbëngul për ndarjen e Kosovës, shprehet kundër taksës ndaj Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke vazhduar vizitën zyrtare në Uashington, gjatë së cilës u takua me dy zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump – me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidenti Thaçi tha se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, që do të çonte në një njohje të ndërsjellë të të dy shteteve si vende sovrane, nuk mund të arrihet pa definimin e kufirit me Serbinë.

Loading...

Sekretari i shtetit Pompeo dhe ambasadori Bolton, në takimet me presidentin Thaçi theksuan se koha është tani që Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë mundësinë që është krijuar për arritjen e një marrëveshjeje historike.

Çështja e përcaktimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, e shprehur muaj më parë nga presidenti Thaçi si “korrigjim” kufijsh dhe e interpretuar gjerësisht si shkëmbim territoresh mes dy vendeve, është pritur me kritika të ashpra në Prishtinë. Kryeministri i Kosovës ka dalë hapur kundër presidentit për këtë çështje.

Gjatë qëndrimit në Uashington, presidenti Thaçi nuk e përmendi më “korrigjimin e kufijve” ndërsa në intervistë theksoi se pa përcaktimin e kufirit nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button