‘Lufta do jetë e gjatë’/ Sulmi i Hamasit në Izrael, përlotet shqiptaro-izraelitja: Pamë terroristët e s’na besonin sytë

Shqiptaro izraelitja Jeta Memagani është prononcuar sot në Report Tv në emisionin 5 pyetje nga Ilir Babaramo për sulmin e tmerrshëm që ndodhi në Izreal nga sulmi i Hamasit. Ajo u përlot teksa kujtonte sesi terroristët mësynin në banesa që vrisnin e plaçkisnin.

‘Tronditja ishte shumë e madhe, filluam të shikonim në televiozor dhe pamë sesi terroristët bënin masakra të tmerrshme në televizor dhe nuk na besonin sytë. Kemi patur edhe sot raketa në qytetin tonë dhe 3 kanë rënë në tokë ndërsa 1 afër shtëpisë. Fat i madh që s’u plagos njeri por dëme materiale të mëdha. Unë jetoj në Izrael që prej vitit 1991.

Populli ka një edukim të jashtëzakonshëm dhe dimë sesi të sillemi kur ka sirena. Besoj se do jetë një luftë e gjatë. Shpresoj që qeveria izraelite ta rikthejë sërish qetësinë dhe sigurinë.

Këto ngjarjeje si ngjajnë asnjë ngjarjeje tjetër, këto mund t’i ndodhin çdo njeriu e çdo familjeje, terroristët janë kudo dhe nuk e thonë se ku do shkojnë. Por këtu populli është shumë i organizuar, në këmbë duam të fitojmë që të jemi të sigurt siç kemi qenë.’- tha Jeta MamaGano./m.j’

Back to top button