“Viktimë e SHBA-ve dhe Izraelit”, Teherani reagon pas dëbimit të diplomatëve nga Shqipëria

Teherani zyrtar ka reaguar pas dëbimit të diplomatëve iranianë nga Shqipëria.

Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Bahram Qasemi, tha se Shqipëria e ka marrë këtë “masë të padëshiruar” në linjë me skenarin amerikan, izraelit dhe të disa vendeve të tjera për të dëmtuar marrëdhëniet e Iranit me Europën.

Loading...

Në një prononcim për agjencinë iraniane të lajmeve “IRNA”, Qasemi kujtoi se Irani gjithmonë ka gëzuar “marrëdhënie të përzemërta” me Shqipërinë dhe ka respektuar të gjitha rregullat e këtij vendi evropian, bazuar në principet e politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit.

Duke marrë parasysh faktet se SHBA ishte shteti i parë që reagoi pas dëbimit dhe komentet e Shqipërisë se kjo masë ishte ndërmarrë në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë të vendeve të tjera, sipas Qasemit provojnë se pas qëndron Uashingtoni dhe Tel Avivi.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme Bahram Ghasemi të thoshte se “Shqipëria është bërë një viktimë e paqëllimtë e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe disa grupeve terroriste. Shqipëria nuk duhet të lejojë diktimin e marrëdhënieve tona”.

Të mërkurën, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi dëbimin nga Shqipëria të Ambasadorit të Iranit në Tiranë, Golamhosein Mohamadnia dhe një tjetër diplomati, pas dyshimeve se ishin të përfshirë në planifikimin e një sulmi terrorist në vendin tonë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button